Cialis générique - dysfonction érectile (ED)

Cialis (Tadalafil) est un médicament sur prescription permettant de traiter le dysfonctionnement érectile, plus connu sous le nom d'impuissance . L'impuissance ou le dysfonctionnement érectile est l'incapacité constante ou récurrente d'un homme à atteindre ou à maintenir une érection suffisante pour ses besoins sexuels ou ceux de son/sa partenaire. achetez cialis en ligne
achetez brand cialis en ligne

ED - Therapeutique medicamenteuse

Le sildenafil (Viagra™) est un inhibiteur sélectif de la phosphodiestérase de type 5 qui inactive le GMP cyclique. Lorsque la stimulation sexuelle relargue le NO, l'inhibition de la PD5 par le sildénafil induit une élévation marquée du GMPc dans le gland, le corps caverneux et le corps spongieux, d'ù relaxation de la musculature lisse. Comme on le sait, le viagra était élaboré initialement comme le moyen de l'angine. Les hommes de tout le monde doivent être reconnaissants aux habitants de la ville de Mertir Tajdfil galloise. Notamment ici en 1992 au cours des essais il y avait un effet secondaire remarquable de l? Viagra achetez viagra en ligne
achetez brand viagra en ligne
Viagra contre indications: Viagra nom princeps ou generique

PostHeaderIcon Mbulesa e femrës Muslimane

 
Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
 "Oj Esma; kur gruaja ta arrijë moshën madhore 
nuk bënë që të duket nga ajo përveq kësaj dhe bëri
 me shenjë nga fytyra dhe duart (e tij)".

 

 

 

Mbulesa e femrës muslimane

 -Ibadet e jo adet-

Crregulluesit dhe thirrësit kinse në çlirim (të femrës) janë përpjekur vazhdimisht për ta nxjerrur femrën muslimane nga turpi dhe mbulesa,duke përdorur metodë djallëzore, duke propaganduar që shkaku i vonimit dhe mospërparimit (të femrës muslimane) është mbulesa,pastërtia dhe turpi,prandaj (thonë) që nëse dëshiron përparim dhe qytetërim, atëherë nuk kërkohet (gjë tjetër) nga ajo vetëmse ta heqë petkun e besimit,të pastërtisë dhe të turpit, dhe në këtë mënyrë ajo do ta gjejë vetvetën e saj në krye,ndërsa e vërteta e cila shkëlqen çdoherë është se moszbulimi (i trupit), mbulesa dhe turpi janë në vetëvete adhurim ndaj Zotit të gjithësisë dhe dëgjueshmëri ndaj të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.  

Allahu i Madhërishëm dëshiroi për femrën muslimane që ajo të jetë e pastër dhe e mbrojtur,e ngritur dhe e ndershme,e ruajtur dhe fisnike... 

Mbulesa është adresa e besimit (të femrës) dhe dëlirësia e moralit,është dalluese nga të pamoralshmet,prandaj muslimania sa më shumë të jetë e kujdesshme me mbul(imin)esën e saj aq më tepër ajo shton kënaqësi dhe afrim me Zotin e saj si dhe nderim dhe respekt nga njerëzit,kjo ngase e pastërta dhe e ndershmja nuk lejon që një sy i huaj ta shikojë ndonjë pjesë të trupit të saj dhe ta ndytë atë,sepse shikimet mëkatare ndytin trupat, ndërsa muslimania nuk pranon përveqse të jetë e pastër.

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Gruaja është avret dhe kur ajo të dalë (nga shtëpia) atë evëzhgon (e mbikqyrë) shejtani". [Transmeton Tirmidhiu].

 

Mbulesa e gruas muslimane

Argumentet e obligueshmërisë së mbulesës dhe kushtet e saj 

Thotë Allahu i Lartësuar: (O gratë e Pejgamberit,ju nuk jeni si asnjë grua tjetër,nëse keni kujdes dhe ruheni,andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje,dhe thuani fjalë të matura.-Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme,falne namazin,jepne zekatin dhe respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahun don (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë ndytësinë e mekatit dhe t'ju pastrojë terësisht). [el-Ahzab: 32-33].

Thotë poashtu: (O ti i Dërguar,thuaju grave tua,bijave tua dhe grave të besimtarëve, le të vejnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre,sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara,Ai është Mëshirues). [El-Ahzab: 59].

Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Dy lloje (njerëzish) nga banorët e zjarrit s'i kam parë (ende): Njerëz të cilët në duart e tyre mbajnë shkopinjë sikur bishtat e lopëve me të cilat godasin njerëzit,dhe gra të veshura-të zhveshura ,përdridhen dhe bëjnë (njerëzit) të dridhen (nga provokimi i epshit të tyre),kokat e tyre janë si gungat e devëve të dobëta, nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që do ta ndjejnë aromën e tij edhe pse aroma e tij ndjehet nga një largësi e madhe" [Sahihul Xhami'3, pjesa 2/3799].

Në këtë hadith ka profetësi dhe (para)lajmërim për shfaqjen e njerëzve mizorë dhe zullumqarë, të cilët godasin dhe rrahin njerëzit me shkopinjë, si dhe shfaqjen e lakuriqësisë e cila sot është prezente kudo.


Kushtet e mbulesës:

1. Që ajo ta mbulojë tërë trupin përveq fytyrës dhe duarve

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Oj Esma; kur gruaja ta arrijë moshën madhore nuk bënë që të duket nga ajo përveq kësaj dhe bëri me shenjë nga fytyra dhe duart (e tij)". [Transmeton Ebu Davudi]..

 

2.Që të mos jetë zbukurim në vetvetën:

Thotë i Lartësuari: (…të mos zbulojnë stolitë e tyre…) [en-Nur: 31].

Dhe thotë poashtu: (Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme) [el-Ahzab: 33]. 

3. Të mos jetë e tejdukshme:

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Do të ketë në fund të Ummetit tim gra të veshura-të zhveshura,kokat e tyre do të jenë sikur gungat e devëve të dobëta,mallkoni ato sepse ato janë të mallkuara", ndërsa në një tnansmetim tjetër qëndron: "nuk kanë për të hyrë në Xhenet dhe as që do ta ndjejnë aromën e tij edhe pse aroma e tij ndjehet nga një largësi e madhe" [Transmeton Muslimi].

4.Të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë në atë mënyrë që të ekspozojë diçka nga trupi i saj:

Thotë Usame Ibën Zejd: Ma dhuroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një "kibtijje" të dendur nga ajo që ia kishte dhuruar atij Dihjetul Kelbij,dhe unë pastaj ia dhurova atë gruas sime. Më pyeti i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Pse nuk të shoh që e veshë "Kibtijje-n?" Thash: Ia kam dhuruar gruas sime o i Dërguar i Allahut. Ai tha:"Atëherë urdhëroje atë që të veshë nën të një fust sepse unë frigohem që t'i shfaqet asaj forma e eshtrave të saj". [Transmeton Ahmedi,Bejhekiu dhe Ebu Davudi].

5.Të mos jetë e parfumosur dhe me erë (tërheqëse):

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Cdo grua që parfumoset dhe e tillë kalon pran burrave, në mënyrë që ata ta ndjejnë aromën e saj,ajo është lavire". [Trans.Nesaiu,Ebu Davudi dhe Tirmidhiu].

Transmetohet nga Musa bin Jesar nga Ebu Hurejre,që një grua kishte kaluar pran tij (të fundit) ndërsa aroma e (parfumit të) saj ndihej (larg) dhe ai i tha asaj: Oj robëresha e Zotit a për në xhami je nisur? Ajo i tha: Po. Ai i tha: A je parfumosur? Ajo ia ktheu: Po. Atëherë i tha: Kthehu dhe pastrohu sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke thënë: "Nuk ka grua që del (nga shtëpia) për në xhami e parfumosur dhe Allahu t'ia pranojë namazin e saj,derisa të kthehet në shtëpinë e saj dhe të lahet" [Transmeton El-Bejhekiu].

Thotë i Dërguari i Zotit poashtu: "Nëse del ndonjëra prej jush në xhami atëherë mos t'i afrohet parfumit (d.t.th mos të parfumoset)" [Trans. Muslimi]. 

6.Që të mos përgjasojë me rrobat e meshkujve:

Ka mallkuar i Dërguari i Allahut "burrin që veshë rroba sikur të femrave dhe gruan që veshë rrobat e mashkullit (d.t.th që përgjasohet me ta)" [Ebu Davudi,Ibën Maxhe dhe Ahmedi].

I ka mallkuar poashtu i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve se-lem: "Përgjasuesit (burra) me gratë dhe përgjasueset (gra) me burra" [Buhariu]. Thotë Profeti i Zotit poashtu: "Tre (persona) nuk hyjnë në Xhenet dhe nuk i shikon (ata) Zoti në Ditën e Gjykimit: "I padëgjueshmi ndaj prindërve,gruaja që përgjason me meshkujt,dhe Dejuthi" [el-Hakimi,Bejhekiu dhe Ahmedi].  

7. Të mos i përngjajë veshjeve të jobesimtareve:

Thotë Allahu i Madhërishëm: (Pastaj,Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë,pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë) [el-Xhathije: 18].

Thotë poashtu: (…E nëse shkon pas dëshirave të tyre pasi të kanë ardhur argumente e qarta,ti nuk do të kesh prej Allahut ndihmës dhe as mbrojtës) [err-Rra'd 37].

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lam: "Njeriu do të jetë (Ditën e Gjykimit) me atë që e don" [Muttefekun alejhi].

Prandaj besimtaria ka dëshirë të ngjallet me nënat e besimtarëve (gratë e të Dërguarit të Zotit), Zoti qoftë i kënaqur me to.

8.Të mos jetë veshje fame,d.t.th: të mos jetë tërheqëse e syrit për shkak të dallimit të saj (në ngjyrë apo formë) nga veshjet e njohura (në atë vend):

Thotë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Kush veshë veshje fame (që kërkon famë me të për shkak të dallimit në ngjyrë apo formë) në këtë dunja, do ta veshë Allahu atë me petkun e nënshtrimit Ditën e Gjykimit,pastaj do ta djegë atë" [Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe].

Ndërsa lejohet për femrën veshja e mendafshit,ashtu siç ka ardhur në hadithin nga Abdullah Ibën Amr i cili thotë: Doli para nesh i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe në njërën dorë të tij kishte rrobë nga mendafshi,kurse në tjetrën ari,dhe tha: "Këto të dyja janë të ndaluara (haram) për meshkujt e ummetit tim ndërsa të lejuara për femrat e këtij ummeti" [Ibën Maxhe].

 

Urtësia e mbulesës

Allahu Fuqiplotë ka urdhëruar në Librin e Tij Fisnik që femrat të mbulohen dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre (vetëm kur dalja jasht është e nevojshme),si dhe ka paralajmëruar nga lakuriqësia dhe provokimi i meshkujve,dhe kjo për mbrojtjen e tyre (femrave dhe meshkujve) nga çrregullimet dhe shkatërrimet.

Thotë i Lartësuari : (O gratë e Pejgamberit,ju nuk jeni si asnjë grua tjetër,nëse keni kujdes dhe ruheni,andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që në zemrën e tij ka sëmundje,dhe thuani fjalë të matura.-Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme,falne namazin,jepne zekatin dhe respektoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahun don (për ju) o familja e shtëpisë (së Pejgamberit) që ta largojë ndytësinë e mëkatit dhe t'ju pastrojë terësisht) [el-Ahzab 32-33].

I Lartësuari në këtë ajet ka ndaluar gratë e të Dërguarit të Tij,njëkohësisht nënat e besimtarëve duke qënë ato gratë më të ndërshmet dhe më të pastërtat,që të llastisen me zë (për t'i provokuar meshkujt) duke zbutur dhe zbukuruar zërin,në mënyrë që të mos e shtyjë kjo atë që në zemrën e tij ka sëmundje drejt amoralitetit,duke menduar se ato me këtë (zë) miratojnë një gjë të tillë,si dhe i ka urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi duke mos dalur ashtu siç ishte zakon (dalja) në injorancën e hershme (para Islamit),duke e shfaqur bukurinë dhe pjesët e trupit (të turpshme) sikur koka,fytyra (e zbukuruar dhe rregulluar),qafa,gjoksi,duart,këmbët dhe kështu me radhë,ngase në këtë ka çrregullim dhe shkatërrim të madh si dhe esketim dhe nxitje e epsheve të meshkujve drejt amoralitetit. Prandaj nëse Zoti i Gjithëfuqishëm i paralajmëron nënat e besimtarëve nga këto gjëra duke qënë ato më të ndërshmet dhe më të pastërtat, atëherë gratë tjera janë më të nevojshme për këtë paralajmërim dhe ndalim,ngase edhe frika për to për të rënë në amoralitet është më e madhe. Andaj,për përfshirjen e të gjithave (grave) në këtë dispozitë më së miri dëshmon fjala e Allahut në këtë ajet: (Dhe faleni namazin,dhe jipeni zekatin si dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij [el-Ahzab 33],ngase këto urdhëresa në këtë ajet janë për të gjithë gratë,nënat e besimtarëve por edhe tjerat përveq tyre.

Thotë poashtu: (…E nëse kërkoni prej tyre (grave të të Dërguarit) ndonjë send,kërkojeni atë pas perdës,sepse kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre) [el-Ahzab: 53]. Në këtë ajet vërejmë shumë kjartë obligueshmërinë e mbul(imit)esës së grave (nga meshkujt) dhe ruajtja (e pjesëve të turpshme) ndaj tyre,dhe këtu Zoti i Lartë sqaron se mbulesa është më e pastër për zemrat e burrave dhe grave dhe më e sigurtë për mosrënjen në amoralitet dhe shkaqet e tij.

Gjithashtu thotë: (O ti i Dërguar,thuaju grave tua,bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre,sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara,Ai është Mëshirues). [el-Ahzab: 59].

 

Veçoritë e mbulesës (hixhabit):

 1-Mbulesa është nga turpi:

Turpi i femrës muslimane duhet të jetë i tillë që e shtynë atë të mbulon trupin e saj dhe mos ta shfaqë atë për çdokend. 

Thotë i Dërguari i Zotit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Turpi dhe Besimi janë dy gjëra të pandara,nëse njëra ngritet (hiqet) ngritet edhe tjetra. 

Prandaj kush e ka të mbushur zemrën me besim ajo ka prodhuar ruajtje,turp dhe siguri.

 2-Mbulesa është nga dëlirësia:  

Dëlirësia është nga cilësitë dhe frytet e besimit.  

Thotë Allahu Fuqiplotë : (…kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen…) [el-Ahzab: 59]. Prandaj,mbulesa është shpallje dhe shenjë e dëlirësisë dhe pastërtisë se asaj që mban atë.

 3-Mbulesa është nga besimi: 

Kjo ngase besimtarja duhet patjetër t'i përgjigjet,nënshtrohet dhe respektojë urdhërat e Zotit të saj. 

Thotë i Lartësuari: (Thuaju edhe besimtareve; të ndalin shikimet e tyre,të ruajnë pjesët e turpshme (të trupit) të tyre,të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme,le të vëjnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre,baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet,djemve të vet ose djemve të burrave të vet,vëllezërve të vet,apo djemve të vëllezërve të vet,djemve të motrave të veta,ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre,ose shërbetorëve nga meshkujt të cilët nuk ndjejnë nevojë për femra, ose fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu o besimtarë,në mënyrë që të gjeni shpëtim) [en-Nur: 31].

 

Prandaj mbulesa është nga besimi sepse Zoti i thërret (në këtë ajet) gratë me zërin dhe thirrjen më të lartë,e ajo është thirrja e besimit.

 
Na kontaktoni




Toolbar

           Gjeje Kiblen

       eQibla

drejtimin e kibles në çdo vend të gjithë botën.